Pas më shumë se dy javë më në fund Ekipi Negociator, ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, platformën përfundimtare më të cilën Kosova do të përfaqësohet ne bisedimet më Serbinë. Tashmë vendimi për këtë platforma i takon deputetëve të Kuvendit të Kosovës. E miratimi i kësaj platforme si duket nuk do të kaloj edhe aq lehtë.
Të paktën kështu thotë njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri. Sipas tij për miratimin e kësaj platforme, nevojiten 80 vota, gjë që për koalicionin qeverisës është e vështirë.
“Rezoluta apo platforma duhet me kalu me dy të tretat përndryshe nuk quhet e kaluar. E kjo nuk mundet me u arrit pa votat e LDK-së dhe VV-së. Nëse kompromisi është edhe taksa atëherë është diçka tjetër. Nëse rezoluta nuk kalon atëherë Ramushi mbetet dhe ekipi prishet. Rezoluta duhet mi marr 80 vota e kjo nuk arrihet pa ndonjë kompromis me partitë e opozitës. Unë besoj që pezullohet vota nëse kërkesa e Veselit shkon në Qeveri pasi që aty më shumë ministra ka PDK-ja se sa Kryeministri”.
Lidhja Demokratike e Kosovës, vazhdon të ketë edhe më tej qëndrimin e njëjte kundër dialogut para zgjedhjeve të reja.
Në një përgjigje për arbresh.info, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se institucionet aktuale nuk kanë legjitimitet për të marr përgjegjësi për dialogun.
Ndërsa shton se LDK-ja është e gatshme për një qeverisje gjithëpërfshirës e cila do të përfundonte dialogun dhe do të përgatiste vendin për zgjedhje të reja.
“Ne jemi të vendosur për të mos lejuar cenimin e integritetit territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësinë tonë në procesin e dialogut dhe t’i prijmë procesit si forca më e madhe politike. LDK i ka adaptuar parimet bazë lidhur me dialogun dhe jemi të gatshëm të punojmë me të gjitha forcat politike karshi atyre parimeve. Institucionet aktuale nuk kanë legjitimitet politik për të përfaqësuar Kosovën në procesin e dialogut. Rrjedhimisht, LDK-ja konsideron se dialogu duhet të zhvillohet pas zgjedhjeve të reja parlamentare, nga të cilat do të dalin institucione legjitime që do ta marrin përgjegjësinë për dialogun. LDK-ja po ashtu shpreh gatishmërinë që të bëhet pjesë e një qeverie gjithëpërfshirëse, e cila qeveri do të përmbyllte procesin e dialogut dhe do ta përgatiste vendin për zgjedhje”.
E deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, duke treguar se taksa nuk duhet të jetë kusht për platformën e dialogut.
“Heqja e taksës për pak kohë do të thotë zmbrapsje e Kryeministrit ndaj vendimeve të tij, për pak kohë, dhe nuk duhet të ishte fare e ndërlidhur më platformën dhe dialogun më Serbin. Nuk duhet që kjo të jetë kushtëzim për vazhdimin e dialogut ose të platformës. E lidhur më votimin e platformës ne nuk e kemi parë ende dhe nuk e dimë se cili do të jetë qëndrimi jonë pro apo kundër kësaj platforme”.
Kujtojmë se Ekipi Negociator, ka dorëzuar platformën të premten në Kuvendin e Kosovës, për të marr miratimin edhe të deputetëve.
LEXO Edhe: Sipas Platformës së Dialogut territori mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë
Kjo platformë përcakton parimet dhe qëndrimin zyrtar të Kosovës në procesin e dialogut. Aty janë të përcaktuara edhe pesë parime në bazë të së cilave do të punojë Delegacioni Shtetëror në bisedime me Serbinë. Kjo platformë garanton se do të ruhet sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës me Kushtetutë dhe me Ligj./Vlora.Selimi/arbresh.info/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...