Gati dy javë pas ndërprerjes së grevës sindikalistët e arsimit i kanë rënë pishman për marrëveshjen e arritur me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj për rritjen e koeficienteve të pagave.
Një pjesë e mësimdhënësve po vazhdon të jetë e pakënaqur me miratimin e Ligjit të Pagave, i cili parasheh edhe rritje të koeficientit deri gati në 20 për qind për ta. Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Vjollca Shala, ka thënë për gazetën “Zëri” se mësimdhënësit vazhdojnë të jenë të pakënaqur me rritjen e koeficientit që u është bërë.
Pavarësisht pakënaqësive, pezullimi i grevës pa u plotësuar kërkesat e mësimdhënësve, sipas Shalës, është bërë për shkak se oferta që u ishte bërë atyre kishte qenë më e mira që kishin marrë. “Ne nuk jemi të kënaqur me arritjet, pasi SBASHK-u ka kërkuar që të bëhet rritja e koeficientit për 30 për qind për të gjitha nivelet, mirëpo përgjatë kohës sa ishim në grevë meqë u ofrua edhe oferta e dytë, ajo ishte arritja më e lartë e mundshme në atë kohë.
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...