Samiti i Parisit, i paraparë të mbahet në fillim të muajit të ardhshëm, ka gjasë të dështojë. Një mundësi të tillë ditë më parë e ka konfirmuar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndonëse sipas tij ky dështim mund të ndodhë pa fajin e Kosovës, shkruan gazeta “Zëri”.
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë planifikuar organizimin e Samitit të Parisit më 1 dhe më 2 korrik 2019, duke synuar që t’i japin shtytje dialogut Kosovë – Serbi.
Por pala serbe po refuzon të ulet në tavolinën e bisedimeve pa heqjen e taksës 100 për qind nga pala kosovare. Edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq dy ditë më parë në një takim në Parlamentin e Serbisë ka thënë se është gati e sigurt se nuk do të ketë takim të Parisit. “Ky është mendimi im, do të shohim nëse kam të drejtë.
Ne gjithsesi do të shkojmë nëse jemi të ftuar. Druaj se vlerësimi im është i saktë, por shpresoj të gaboj. Mungesa e një zgjidhjeje nuk duhet të jetë kapsulë për të krijuar ndonjë lloj konflikti”, ka thënë ai. Më tej Vuçiq ka thënë se bisedimet nuk do të vazhdojnë derisa Kosova nuk e heq taksën. Edhe pse vazhdimisht është përmendur tarifa e vendosur ndaj produkteve serbe, nga Zyra e kryeministrit kanë thënë për “Zërin” se takimi i Parisit nuk ndërlidhet me taksën.
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...