Eksperti amerikan i politikës së jashtme, David L. Phillips, deklaroi sot se kur bëhet fjalë për idenë e shkëmbimit të territorit, qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është “i paqartë” nga ai i Bashkimit Evropian.
Phillips, drejtori i Programit për Paqe dhe të Drejtat në Institutin për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Kolumbisë, njëherësh autor i tekstit “Negociatat sekrete do të tradhtojnë Kosovën”, tha për portalin Demostat se disa individë në Këshillin e Sigurimit Kombëtar të SHBA mbështesin ndarjen e Kosovës, derisa të tjerët, duke përfshirë anëtarët e Kongresit, kundërshtojnë korrigjimin e kufirit.
Phillips argumenton se ideja e shkëmbimit të territorit është e keqe, ndër të tjera, pasi nuk nënkupton anëtarësimin automatik të Kosovës në OKB dhe thotë se një plan i tillë nuk do të merrte mbështetjen e Parlamentit të Serbisë.
“Serbisë thjesht i duhet ta njohë Kosovën brenda kufijve ekzistues. Taksat do të hiqen dhe rruga e Serbisë drejt anëtarësimit në BE do të përshpejtohet, pasi ajo do të përmbushë kriteret në Kapitullin 35”, tha ai.
Hamza: Do t’i mbështesim bizneset, por duhet të fitojnë më s...
Policia e Kosovës përfundon trajnim të specializuar për traj...
Burimi e ndihmon Anisën të pastrohet
30 ditë paraburgim për Marko Daniqin, i akuzuar për sulmet n...
Haradinaj premton lehtësira tatimore për prodhuesit vendorë ...
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja për nevoja op...