Google ADS

Philip Kosnett pastron mbeturinat

23:51 | 26 Prill 2019
Arbresh.info

Ambasadori amerikan Philip Kosnett sot përveç që ka qenë i zënë me punë diplomatike, është marrë edhe me punë shtesë.

Kosnett ka marrë pjesë në një aksion të pastrimit të mbeturinave të lëna në hapësira publike në Kosovë.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Twitter, Kosnett ka publikuar foto nga aksioni i sotëm.

Ai ka bërë thirrje që qytetarët të ruajnë ambientin dhe që mbajnë vendin e tyre të pastër.

Tutje Kosnett ka sfiduar qytetarët që edhe ata të kontribuojnë në pastrimin e hapësirave publike.

Ky është postimi i plotë i Kosnett në Twitter:

Ambasada ishte jashtë dje për të bërë pjesën tonë për ta mbajtur Kosovën të pastër. Menzi po pres për të parë të gjithë që e bëjnë pjesën e tyre dhe të bashkohen sfidës #TrashTag #TrashTagKS Të e bëjmë ditën e Tokës çdo ditë #EarthDayEveryDay.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme