Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e SLS, Slobodan Petroviq ka shprehur shqetësimin e tij pasi që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka lakuar emrin e tij shpesh në ditën e fundit.
Ai për këtë i ka dërguar letër presidentit serb, pasi që konsideron se është vënë në shënjestër.
“Të gjithë e dinë se kam presion tash e dhjetë vjet për politikën që e bëjë dhe unë jetoj me këtë. Nuk është komfore që presidenti i një shteti, pra Aleksandër Vuçiq brenda shtatë ditëve tri herë të ma përmend emrin në kontekstin më negativ dhe agresiv të mundshëm”, ka thënë Petroviq për Klan Kosova.
“E di që qytetarët e dinë se unë bëjë politikë që është në ndihmë të të gjithëve të jetojnë në Kosovë. Natyrisht që interesi është që komuniteti që përfaqësoj të ketë kushte më të mira për jetë. Ajo që po bëhet kundër meje është kontra produktive. Në të kaluarën kishim shumë tragjedi e shumë probleme mu për shkak të retorikës që e kishin atëherë. Thënia e shumë të pavërtetave ka bërë të të vdesin shumë njerëz. Kam qenë i sigurt se ajo kohë nuk do të kthehet dhe se ata që ishin akter atëbotë kanë nxjerr mësim po për fat të keq po shohim se ato aktivitete po kthehen bashkë me fjalorin dhe kjo e kufizon njeriun”.
“Secili që ka synim t’i frikësojë qytetarët tanë nuk do ta ketë përkrahjen tonë, qoftë nëse ai President e ka emrin Aleksandër Vuçiq. Sot i dërgova letër Vuçiqit që të them mendimin tim. Asnjë politikan nuk ka vlerë më të madhe se vlera e njeriut. Në mënyrë direkte jam bërë shenjë me njerëzit që punoj dhe familjen. Kjo është e qartë. Kam menduar se pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit – që ishte tragjedi – kanë marrë mësime ata që e kishin bërë shenjë, por duket se kanë mashtruar veten dhe kjo është arsyeja pse i kam shkruar Vuçiqit”, ka shtuar ai.
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...
Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Gjakovë