Politikani serb dhe ish-ministri për Kthim dhe Komunitete, Sllavisha Petkoviq, ka thënë se këtë vit nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë.
Në Klan Kosova, Petkoviq deklaroi se asnjëherë nuk kemi qenë më larg nga marrëveshja me Serbinë.
“Mendoj që nuk jemi afër marrëveshjes. Madje, mendoj që nuk kemi qenë kurrë më larg”.
“Takimet e fshehta për dialogun janë të këqija, pasi opinioni është i përjashtuar. Në Serbi askush s’do ta pranojë përkufizimin e as në Kosovë. Nëse çmimi i hyrjes në BE është që Serbia do ta pranojë Kosovën, s’do të hyjmë në BE”.
“Nuk shoh që jemi afër dhe, për fat të keq, mendoj që marrëveshje sivjet nuk do të ketë, sepse pasojnë zgjedhjet për Parlamentin Europian. Mogherini s’do të jetë më aty, çështje më vete është se kush do ta marrë këtë rol, pasojnë pushimet verore dhe fundi i vitit”.
“Në Serbi, Vuçiq i ka marrë të gjitha levat e pushtetit. Ai bën atë që mendon që duhet ta bëjë. Në Kosovë kemi dy qëndrime të kundërta – të Kryeministrit dhe Presidentit. Qeveria është ajo që i ka autorizimet për shtetin dhe jo Presidenti. Presidenti negocion, Qeveria – saktësisht Kryeministri – thotë jo”.
Petkoviq foli edhe për serbët që jetojnë në Kosovë, për të cilët tha se janë lënë anash.
“Problemi është që serbët në Kosovë askush s’i pyet. Askush me ta nuk bisedon, askush s’ka komunikim me serbët, për fat të keq”.
“72% të serbëve në jug të Ibrit janë lënë anash, nuk na njoftojnë për asgjë”.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...