Serbo-amerikanët, me peticionin prej 37 mijë nënshkrimesh kanë kërkuar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe nga Kongresi i SHBA -së që të ndërpritet ndihma ekonomike dhe përkrahja për Kosovën.
“Ndaleni përkrahjen për regjimin kriminal të Thaçit në Kosovë, në politikën e saj të jashtme e të brendshme”, shkruan në peticion, njofton agjencia serbe e lajmeve tanjug.
peticion kërkohet “që të ndalet dëbimi pjesëtarëve të religjioneve jomyslimane si dhe shkatërrimi i manastireve edhe i gjurmëve të kulturës evropiane”.
Në fund të Peticionit kërkohet edhe mbajtja e një debati në Kongres për ndikimin dhe shpenzimet e politikës së jashtme amerikane në Serbi “e në Kosovë e cila destabilizon rajonin”.
Peticioni dhe Rezoluta e Komitetit organizativ të komuniteti serbo-amerikan para disa ditësh u është dorëzuar presidentit Trump, sekretarit amerikan të Shteti Pompeo si dhe kryetarëve të Komiteteve për Politikë të Jashtme në Dhomën e Ultë dhe në Senat, njofton tanjug.
Aksioni i mbledhjes së nënshkrime vazhdon edhe më tej, transmeton koha.net.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...