Pesë pikat e zgjidhjes së konfliktit Serbi – Kosovë

00:02 | 10 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Historiani dhe ish-ambasadori i Serbisë në Washington, Milan St. Protiq, në një bisedë për gazetën “blic” të Beogradit, ka shfaqur mendimin se çështja e Kosovës do të mbetet statusquo për një kohë të gjatë, të paktën edhe për 20 vjet.

Këtë vazhdim të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës ai e ka vërejtur pasi, siç ka thënë, nuk sheh hapësirë të ecet përpara me protagonistët aktualë jo vetëm në Serbi e Kosovë, por edhe në Bashkimin Evropian.

Për zgjidhjen e konfliktit ndërmjet Serbisë e Kosovës Protiq i ka këto pesë pika:

Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe menjëherë të bëhet anëtare e plotfuqishme Bashkimit Evropian,

Manastiret dhe kishat serbe të kenë eksterritorialitet në Kosovë,

Serbët e Kosovës të mund të shpërngulen në Serbi e shqiptarët nga Serbia jugore të shpërngulen në Kosovë,

Në dokumentin për zgjidhje të çështjes së Kosovës, Serbisë t’i garantohet integriteti territorial nga BE, NATO e Këshillit i Sigurimit dhe

Serbisë t’i jepet një ndihmë afatgjate serioze financiare që do ta ngrinte vendin në këmbë.

“Veriu i Kosovës dhe jugu i Serbisë janë të ndërlidhur njëri me tjetrin dhe Serbia duhet ta zgjedhë njërin. Sipas mendimit tim, jugu i Serbisë është pakrahasimisht më i rëndësishëm për Serbinë pasi nëpër atë pjesë kalon autostrada dhe nëse e humbim Luginën e Moravës e të Vardarit, ne e kemi humbur zemrën. T’i ruajmë të dy, është e pamundur”, ka thënë Protiq, transmeton Koha.net.

Të ngjashme