Ndonse kanë kaluara 5 orë e 30 minuta ende Kuvendi i Kosovës nuk po mund të filloj seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga 42 deputetët.
Kjo seanc ishte thirrur për të miratuar rezoluten dhe ekipin negociator të negociatave me Serbinë.
Kjo nismë është marr nga deputetët e PSD-së.
Seanca e paraparë të fillonte në orën 14:00, u shtye për në orën 16:30, por ende nuk ka filluar në mungesë të deputetëve.
Aktualisht në sallë janë të gjithë deputetët e AAK-së, dhe NISMA-s, por jo edhe ata të PDK-së dhe PSD-së. Ndërsa Lista Serbe ka kohë që ka bojkotuar institucionet e vendit.
Ndonse në sall janë të pranishëm kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.
Veseli ësht parë të flasë në telefon për një kohë të gjatë.
Kjo seancë është bojkotuar nga deputetët e Lidhjes Demokratike dhe Levizja Vetëvendosje.
Mbrëmë vonë partitë në pushtet dhe PSD-ja kanë arritur një dakordim sa i përket rezolutës për dialogun./arbresh.info/
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...