Google ADS

Përveç salloneve të ondulimit, Telekomi sponsorizoi edhe konkurse të bukurisë

08:34 | 22 Gusht 2019
Arbresh.info

Kosovarët njihen si racë e bukur.

E për promovimin e tyre brenda dhe jashtë vendit po del ka ndihmuar edhe ndërmarrja publike, Telekomi i Kosovës.

Në kohën kur kjo e fundit mbante pozitën si më fitimprurësja në vend, ndau mijëra euro që bukuria e të rinjve dhe të rejave të vendit tonë të dalë në pah.

Arbresh.info ka siguruar listën e sponsorizimeve që ndërmarrja ka bërë ndër vite ndërsa në të thuhet se 5 mijë euro janë ndarë vetëm për agjencionin e modeleve ‘Kosova models’. Ky organizoi projektin ‘Fashion Week 2009’.

E shumë e ngjashme u nda edhe për Agnesa Vuthaj Associaton, saktësisht 3 mijë e 900 euro për sponsorizonim e Miss Earth 2015 në Vjenë.

Për një spektakël tjetër në vend u pagua edhe fotografi shqiptar me famë botërore, Fadil Berisha. Në të njëjtin dokument thuhet se agjencionit FBA me përfaqësues, Fadil Berishën iu ndanë 2 mijë euro për sponsorizimin e spektaklit Miss Univers Kosova.

Ndërsa gjysma e kësaj shume iu nda Bk Models për sponsorizimin e eventit Vera 2015.

Veç konkurseve të bukurisë, Telekomi i Kosovës ndihmoi që të realizohen edhe konkurse të kreatorëve. Të dokumentin e siguruar nga arbresh.info thuhet se 4 mijë euro janë ndarë për Gecjan Fashion Group me përfaqësues Ilir Gecin për sponsorizimin e eventit ‘Kreatori më i mirë shqiptar 2008’.

 

Arbresh.info ditë më parë kishte raportuar se ndërmarrja publike, Telekomi i Kosovës ka ndarë para edhe për sallone të bukurisë.

“Passion” ka marrë plotë 7 mijë e 100 euro, e ndër të tjera thuhet se 3 mijë e 900 euro i kishin ndarë për sponsorizimin, 2 mijë për katalog dhe revy dhe 1 mijë e 200 euro për publikim të reklamës Vala.

Salloni që ofron shërbime bukurie për femra dhe për meshkuj këto para i mori në vitet 2008 dhe 2015.

Lexo edhe: Telekomi ndau mbi 7 mijë euro për frizerka

Gjithashtu është raportuar për dhjetëra këngëtar të cilët kanë marrë mijëra euro nga Telekomi për sponsorizimin e këngëve dhe videoklipeve të tyre.

E një pjesë e parave ishte ndarë edhe për humoristët në Kosovë./A.Çitaku/Arbresh.info/

Lexo edhe: ‘Interesgjikja’ e Labit i mori Telekomit të Kosovës 6 mijë euro

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme