Google ADS

Përurohet ura e Balincës e cila kushtoi mbi 700 mijë euro

16:37 | 21 Qershor 2019
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të premten përuroi urën e Balincës, pjesë e rrugës nacionale N9, Prishtinë – Pejë.

Vlera totale e investimit që përfshinë ndërtimin e urës me gjithë infrastrukturën përcjellëse, kap shifrën 773,485 euro.

Gjatë ditës, Lekaj mori pjesë edhe në fillimin e punimeve në segmentin e ri të tranzitit të Malishevës.

Loti me gjatësi prej 3.6 kilometra, do të kushtojë rreth 960 mijë euro dhe pritet të përfundojë për 180 ditë pune.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme