Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në debatin e “Asociacionit të Parlamenteve Europiane” në Strasburg, ku mbajti fjalë rasti dhe ceku perspektivën e Kosovës brenda proceseve integruese europiane.
“Përfshirja e më shumë vendeve në familjen europiane do t’u mundësojë që këto vende të arrijnë jo vetëm reformat në ekonomi por edhe fuqizimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit. Politika e zgjerimit të BE-së duhet të shihet si një mekanizëm për ta bërë familjen e BE-së më të plotë dhe më të qëndrueshme”.
Hoxha tha se BE-ja ka rregullat e veta për pranimin dhe se vendet e Ballkanit kanë ende punë për të bërë me reforma thelbësore që prekin sektorët më të rëndësishëm.
“Anëtarësimi në BE i vendeve të Ballkanit do të kishte një ndikim pozitiv edhe në politikën kombëtare të vetë shteteve duke absorbuar praktikat më të mira dhe vlerat europiane”.
Gjatë presidencës austriake, Kosova pret që të mbyllet procesi i vendimmarrjes për liberalizimin e vizave, kur dihet se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara në udhërrëfyesin dhe kjo është konfirmuar nga Komisioni Europian.
“Qytetarët tanë besojnë në vlerat europiane, duke ndjekur rregullat dhe vlerat integruese. Gjatë presidencës austriake, presim mbështetje të pakursyer, veçanërisht për reformat e ndërmarra, të pasqyruara në strategjitë e përbashkëta tashmë të miratuara”./klan kosova/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...