Analisti Fatos Lubonja dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë debatuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” lidhur me marrëveshjen potenciale Kosovë-Serbi dhe raportin e ndërkombëtarëve me këtë marrëveshje.
Sipas Lubonjës, kushtet nuk duken shumë të favorshme për Kosovën, për shkak të dobësimit të Evropes dhe projektit evropian dhe ardhjen e Trump në krye të SHBA-së.
Nga ana tjetër, presidenti Thaçi u shpreh se analiza të kësaj natyre lidhur me SHBA-në janë konspirative dhe aktualisht gjendemi në një moment të mirë për Kosovën.
Fatos Lubonja: Ju keni tezën që gjërat kanë ndryshuar dhe janë të favorshme. Cfarë ka ndryshuar realisht sot, që mund të jetë e favorshme, për Serbinë, për Kosovën, për Hashim Thaçin më shumë? Ka ndryshuar një gjë shume e rëndësishme, që ka një goditje ndaj projektit evropian, që është ndërtuar Evropa e bashkuar, ku kufijtë marrin pak rëndësi dhe kemi një kthim tek shtetet kombe, që është një politikë, që ka marrë një përkrahje nga administrata e Trump. Pra, kemi një dobësim të Evropës, kemi një fuqizim të prirjeve për shtete-kombe dhe në këtë situatë, ne kemi kontekstin e një Serbie, që shfrytëzon më shumë se sa Kosova në këtë situatë, për të marrë një copë dhe shfrytëzon dobësinë e Evropës për të reaguar, sic mund të reagonte më parë, sepse edhe Evropa është e goditur nga partitë nacionaliste. Pra, kemi një kthim tek shtetet-kombe dhe kjo situatë ndihmon projektin e ndarjes, e krijimit të shteteve të pastra etnikisht. Në këtë aspekt, kjo situatë a është më e favorshme për Kosovën, apo është më e favorshme për Serbinë, por a është edhe më e rrezikshme për gjithë rajonin? Situata është e pafavorshme për projektin evropian dhe ideja sesi lindi Kosova nuk lindi për t’i dhënë kosovarëve një shtet etnik të pastër, lindi për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të ndërtuar multietnicitetin.
Hashim Thaçi: Kosova është një projekt ndërkombëtar. Intervenimi humanitar ka qenë gjithashtu një precedent pozitiv. Mendon se ne mund të lëvizim përpara pa BE-në dhe NATO-n? Unë nuk kam ndonjë rezervë dhe konspiracion në raport me SHBA-në, si ju.
Lubonja: Padyshim, unë e them hapur, nuk kam dilemë fare. Trumpi, e ka thënë edhe kryeministri ynë Rama, që është rrezik për botën, mos harroni që tani takohet me ju dhe bisedon për këto gjëra.
Hashim Thaçi: Këtu është dallimi im konceptual me ju të dy, që ju keni rezerva ndaj SHBA-së, ndërsa unë kam besim të plotë.
Fatos Lubonja: Jo ndaj SHBA-së, ndaj kësaj politike, sepse çdo parti nuk mund të bëjë të njëjtën politikë. Ky ka dalë më një tjëtër lloj qasje politike, edhe ndaj Evropës.
Hashim Thaçi: Unë flas nga përvoja ime rreth tre dekada, SHBA ndërton një politikë, nuk ka shumë politika dhe në raport me Kosovën do të vazhdojë mbështetjen e plotë. Nga ana tjetër, pse është dobësuar Evropa? Nuk i ka dobësuar as Kosova dhe as Ballkani Perëndimor. Jam i bindur që Ballkani Perëndimor do ta fuqizonte. Kush e ka dobësuar? Populizmi, Brexit, ekstremizmi, nacionalizmi? Unë nuk i besoj konceptit shtet-komb. I besoj konceptit shtet-qytetar, të demokracisë qytetare. Edhe pas marrëveshjes Kosovë-Serbi do të ketë Kosovë multietnike dhe Serbi multietnike.
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?