Më 5 korrik, Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona të dyshuar për dallavere me patentë shoferë. Arrestimi i këtyre zyrtarëve të Ministrisë se Infrastrukturës që udhëhiqet nga Pal Lekaj i AAK-së ka shkaktuar reagime të shumta nga zyrtarët e LDK-së.
Zyrtarë të LDK-së dhe AAK-së janë kapur mes vete përmes Facebookut duke akuzuar njëri tjetrin për keqpërdorime e dështime në qeverisje.
Kryetari i LDK-së Isa Mustafa e ka akuzuar Ministrin Pal Lekaj se po merret me opozitën përderisa shoferët me leje të blera nga zyrtarët e Ministrisë së tij po vrasin fëmijët nëpër rrugë.
“Ministri Lekaj, derisa po gjykohen rreth 20 zyrtarë të tij për korrupsion, e ka gjetur të merret me opozitën. Vërtetë, dikush po tallet me qytetarët! Veç jo opozita.
Ministri do të ishte më mirë të mendojë, si prind që është, se sa janë nga shoferët me leje të blera nga zyrtarët e tij, që po vrasin fëmijët tanë nëper rrugë. Dhe të ndjej përgjegjësi. E jo të tregojë sesi duhet të mbetet në pushtet”
Kurse Ministri Pal Lekaj, i ka thënë Mustafës se Facebooku e ka lënë në shtëpi dhe nga ky rrjet nuk rregullohen gjërat.
“Ish Kryeministër, e dimë të dytë që po bëhen gjëra të mëdha, por nuk jam “zoti” siç po më drejtoheni.
Ka ikur koha kur keni ndikuar në drejtësi. Facebook-u ju la në shtëpi, sepse nga ky rrjet nuk rregullohen gjërat dhe për më tepër, akuzat që po bëni nuk ju kanë hije, si njeri i përgjegjshëm, i dini adresat, nëse keni argumente”.
Kurse deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu i ka thënë Isa Mustafës që të anëtarësohet në AAK.
“Për ish Kryeministrin Isa Mustafa , një porosi e kam, eja në AAK se tjetër kund ski vend,
Sa i përket zgjedhjeve ktu jemi”
E së fundi në këtë përplasje virtuale, ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Naser Rugova.
Ai ka shkruar se Pal Lekaj në vend se të merret me shtëpinë dhe oborrin e vet, po merret me shtëpinë më të madhe në Kosovë, LDK-në.
Deputeti i LDK-së është shprehur se Pal Lekajt i janë arrestuar 20 zyrtarë të Ministrisë së tij, përfshirë edhe dajët e shefave të tij.
“Ja kanë lidhur në pranga mbi 20 zyrtarë, përfshi edhe dajët e shefave të tij, dhe 100 afera tjera që janë karakteristike e PAN qeverisë dhe prap kan moral me folë dhe me kritiku besa edhe me shitë mend! O tempora o mores! Do ju vijë fundi së shpejti, do largoheni me turp, do të vjen një qeveri normale dhe do ju hapim krejt letrat! Kosova ka kaluar edhe sfida me të mëdha, por zullumi këputet prej së trashi thotë një fjalë e urtë popullore”, ka shkruar Rugova. /GazetaExpress/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...