Google ADS

Përmbyllet procesi i intervistimit të kandidatëve për prokurorë të shtetit

15:29 | 9 Mars 2019
Arbresh.info

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka përmbyllur fazën e  intervistimit të pesëdhjetë (50) kandidatëve në kuadër të procesit të rekrutimit të dhjetë (10) prokurorëve në nivel të prokurorive themelore, intervistim ky, i cili ka filluar më 25 shkurt 2019 dhe ka mbaruar më 8 mars 2019.

Sipas Komisionit për Rekrutim të Prokurorëve ka pasur interesim të madh nga kandidatët për këto pozita, shkruan arbresh.info.

Gjithashtu është thënë se janë respektuar standardet e mirëfillta profesionale dhe se ishte një proces i drejtë e transparent.

“Në këtë proces të rëndësishëm për sistemin prokurorial janë realizuar të gjitha afatet ligjore të zhvillimit të procedurave rekrutuese gjatë mbajtjes së Testit Kualifikues, Testit me Shkrim dhe, së fundmi – Intervistës me Gojë, në të cilin janë zbatuar standardet e mirëfillta  profesionale, gjë që përbëjnë dhe rezultojnë me një proces të drejtë dhe transparent të vlerësimit të integritetit personal dhe aftësive profesionale të secilit kandidat”, thuhet në komunikatë.

Ky proces është monitoruar në vijimësi nga përfaqësuesit e Britanisë së Madhe në Kosovë, të cilët mbështesin proceset e rekrutimit të prokurorëve të rinj në bazë të marrëveshjes që kanë me Këshillin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme