Përkundër presionit të BE-së nuk hiqet taksa, së shpejti vizat

19:18 | 17 Janar 2019
Arbresh.info

Taksa e vendosur prej 100 për qind ndaj produkteve serbe e boshnjake nuk do të hiqet, përkundër presionit të Bashkimit Evropian.

Këtë e bëjnë të ditur për arbresh.info, burime të cilat ishin të pranishme në takim.

Kujtojmë se sot komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë në BE, Johannes Hahn vizitoi Kosovën ku u takua prapa dyerve të mbyllura me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Kjo vizitë po konsiderohet si presion për largim të taksës, por që kryeministri ka vendosur të mos dorëzohet.

Ndërsa z. Haradinaj në një postim në Facebook ka deklaruar se së shpejti pritet liberalizimi i vizave./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme