Ai shtoi se gjithsej kanë qenë 120 raste në grup mosha të ndryshme, dhe 54 raste të rënda deri më sot.
“Klinika infektive që nga muaji nëntor-dhjetor kur është koha e sëmundjes epidemike sezonale e kësaj epidemie, Influenca quhet sëmundja akute epidemike sezonale, dhe ne kemi gjetur disa të dhëna se si është situata në këta 4 muajt e fundit. Dhe, gjithsej kanë qenë të vizituar 120 raste në grup mosha të ndryshme me regjione të ndryshme. Ndërsa raste me simptoma dhe shenja më të rënda ishin 54 raste deri më sot, të cilat raste është dashur të ndalen për trajtim për arsye se shëndeti i tyre ka qenë i rrezikuar, pasi që simptomat kanë qenë të rënda të prekura nga frymorja, temperaturat e larta, këta të sëmur ishin gati edhe të pa lëvizeshim të lidhur për shtrati, d.m.th. kanë qenë raste të renda”.
Tutje Ramadani thotë se këta të sëmur janë të prekur nga Virusi Influenca A dhe jo AH1N1.
“Edhe te rastet e tjera në Kliniken Infektive nuk kemi të dhëna zyrtare se këta të sëmur kanë qenë të sëmur nga virusi AH1N1, ne krejt të dhënat i kemi se këta persona janë prekur nga virusi i Influencës A. Ne kemi kërkuar te këto raste të bëhet obduksion por familjarët nuk kanë pranuar një obduksion të tillë. Sepse ne kemi qenë shumë të interesuar që ta vërtetojmë që përveç virusit A mos ka qenë edhe diçka tjetër”.
Tutje Drejtori i Klinikës Infektive përmendi edhe rastin në Gjilan që nga ky virus “Influenca A” humbi jetën një person, pasi është paraqitur në klinikë shumë ditë me vonesë.
Gjithashtu tha se nga ky virus kanë qenë të prekur edhe ata me diabet, nga zemra, sistemi nervor.
“Të gjitha këto raste janë lëshuar nga Klinika Infektive që janë mjekuar si influenca A me sëmundje kronike të ndryshme disa kanë qenë me diabet, nga zemra të prekur disa nga sistemi nervor dhe problemi kronike obstruktive, por që kanë qenë të prekur nga virusi A ose Influenca A dhe jo nga AH1N1”.
Poashtu Drejtori thotë se për momentin në klinikë janë duke u trajtuar 13 raste nga sëmundja e Influencës A, dhe simptomat e tyre kanë filluar të hiqen.
“Situata për momentin në Klinik janë duke u trajtuar 13 raste nga sëmundja e gripit ose Influencës A të gjitha këto raste për fat janë në gjendje të mirë shëndetësore, simptomat kanë filluar të tërhiqen, dhe shpresojmë që në ditët në vijim do të dalin me gjendje të mirë shëndetësore”.
Ai ka treguar që ka edhe bashkëpunime me spitale rajonale duke thënë se edhe Gjilani është i prekur me virusin Influenca A.
“Ne kontaktojmë kemi informata edhe për Gjilan, por nuk kam informata të sakta nëse në Prizren është ndonjë rast i rënd, por kur të shfaqet ne na lajmërojnë dhe e kemi atë bashkëpunimin, por deri me tani Prizren nuk ka paraqitur ndonjë rast, kurse Gjilani po dhe është i njëjti virus Influenca A.”.
Ndërsa diagnoza e sëmundjes është e lehtë nëse paraqiten me kohë.
“Diagnostika e sëmundjes është shumë e lehtë por në raste me peshë të rend marrim masa për ta vërtetuar virusin a është virusi A apo B”, përfundoi Ramadani./arbresh.info/
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale
Përhapen protestat kundër kandidatit pro-rus për president t...
KQZ sot mban mbledhje
Gjermania po harton një listë objektesh që mund të kthehen n...