Ka përfunduar takimi që presidenti i Kosovës Hashim Thaci ka mbajtur sot me delegacionin gjermano-francez. Ky takim ka zgjatur një orë derisa mediat nuk janë lejuar të marrin pamje, shkruan Gazeta Express.
Rreth një orë ka zgjatur takimi i presidentit Hashim Thaci me delegacionin nga Franca dhe Gjermania.
Megjithëse mediat nuk janë lejuar të marrin pamje, nga zyrtarët për informim të presidencës kanë bërë të ditur se do të lëshojnë komunikatë për media.
Pas takimit me Thaçin delegacioni do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe krye parlamentarin Kadri Veseli.
Në përbërje të këtij delegacioni francezo-gjermanë ka vetëm zyrtarë përgjegjës për rajonin tonë në ministritë e jashtme të Francës dhe Gjermanisë, të cilët po vijnë në Kosovë për të diskutuar me krerët shtetërorë për Samitin e Parisit.
Delegacioni francez përbëhet nga Alexandre Adam, Zëvendëskëshilltar në kuadër të Presidencës së Francës, Thomas Bertin, Shef i Misionit për Ballkan në kuadër të Ministrisë së Jashtme të Francës, si dhe nga ambasadori Didier Chabert dhe Carole Blestel-Feffer.
Kurse, delegacioni gjerman përbëhet nga Matthias Lüttenberg, Shef i Divizionit për Marrëdhënie Bilaterale për Lindjen e Mesme dhe Evropën Jugore, nga Christian Hellbach, i cili është i Dërguar Special për Evropën Juglindore dhe Turqinë pranë Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, si dhe nga ambasadori gjerman Christian Held.
Von der Leyen: Putin shantazhon Austrinë dhe Evropën duke sh...
Ligji për Çmimet Tavan në Kushtetuese, LVV: Po të mos e bllo...
Abazoviq: Roli i Shqipërisë, i rëndësishëm për stabilitetin ...
Kosova U19 shënon fitore të madhe ndaj Spanjës në kualifikim...
Shqipëria U19 mposhtet nga Danimarka në kualifikimet për Eur...
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni