Minatorët e kombinatit “Trepça”, janë kthyer në vendet e tyre të punës, pas grevës që zgjati një javë në kërkim të plotësimit të kushteve të parashtruara.
Lajmin e ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Shyqri Sadiku.
Sadiku tha se është arritur një marrëveshje e përkohshme me ministrin e Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka.
Ministri Lluka, përmes një postimi në Facebook, tha se është arritur një marrëveshje me punëtorët e kombinatit Trepça, duke theksuar se ringjallja e këtij kombinati do të ndodhë shumë shpejtë.
“Sot kam dërguar kërkesë për auditim të detajuar të kësaj ndërmarrje tek Auditori i Përgjithshëm, në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë të kësaj ndërmarrje”.
“Ne do të bëjmë përpjekje që në muajin shkurt të këtij viti, të regjistrohet Trepça si shoqëri aksionare dhe të shpallen pozitat menaxheriale kryesore”, thuhet në postimin e tij.
Minatorët kishin kërkuar rritjen e pagave për 20 për qind, shkarkimin e Bordit të këtij kombinati, ndalimin e punësimit të stafit pa konkurs dhe krijimin e kushteve më të mira për punë.
Punëtorët po ashtu kanë kërkuar që sa më shpejt të miratohet statuti i Trepçës, ashtu siç parashihet me Ligjin për Trepçën.
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...