Fushata tre mujore për pastrimin e Kosovës, e filluar me 15 shtator 2018, ka përfunduar sot, pas 3 muajve të aktiviteteve të shumta në tërë Kosovën.
Gjatë kësaj periudhe me angazhimin e institucioneve, Let’s Do It Kosova e mijëra vullnetarë, janë larguar 803 deponi ilegale dhe shumë mbeturina përrreth rrugëve e në hapësira publike.
Fushata për pastrimin e Kosovës ka mobilizuar rreth 10% të popullsisë së Kosovës, me rreth 200 mijë qytetarë anëkënd Kosovës.
Si rezultat i suksesit që ka arritur kjo fushatë Let’s Do It World ka shpallur Kosovën si shtetin më aktiv dhe më të suksesshëm në fushatën “World Cleanup Day 2018”.
Me rastin e përfundimit të fushatës, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe drejtori i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj falenderojnë anëtarët e task forcës për angazhimin e tyre institucional, komunat, shoqërinë civile, vullnetarët, mediat dhe gjithë qytetarët e Kosovës për angazhimin e tyre për
pastrimin e Kosovës.
Pas përfundimit të kësaj fushate, me datën 10 janar 2019 do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për komunat më aktive dhe më të suksesshme të kësaj fushate, e të cilat do të shpërblehen me fonde për realizimin e projekteve në fushën e mjedisit për vitin 2019.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Let’s Do It Kosova iu bëjnë thirrje komunave që pas kësaj fushate të pastrimit të angazhohen në mirëmbajtjen e hapësirave publike, të mos lejojnë krijimin e deponive të reja ilegale, të zbatojnë udhëzimin për ndëshkime me gjoba mandatore, të punojnë në shtrirjen e shërbimeve për mbeturina, si dhe krijim të zonave të gjelberta. Gjithashtu ata bëjnë apel tek qytetarët për mos hudhjen e mbeturinave jashtë vendeve të caktuara, për të mbajtur Kosovën të pastër.
Në fund të kësaj fushate, Ministri Matoshi është deklaruar që angazhimi i tij dhe i ministrisë që ai drejton, do të vazhdojë edhe më tej në krijimin e një sistemi të
qëndrueshëm të menaxhimit të mbeturinave në Kosovë, përmes trajtimit efikas të tyre, duke reduktuar ndotjen e mjedisit dhe duke shëndrruar ato në përfitime për vendin.
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...