Google ADS

Përfshihet nga zjarri një objekt në Mitrovicë

15:41 | 23 Janar 2019
Arbresh.info

Një banesë e pa banuar e një objekti të banimit kolektiv është përfshirë nga zjarri dje në Mitrovicë.

Incidenti sipas policisë ka ndodhur te Tuneli i Parë në rreth orës 01:05.

Policia e Kosovës njofton se për rastin e zjarrit ende janë shkaqet e panjohura.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, njësiti dhe eksperti i KEDS-it, si dhe njësiti i zjarrfikësve, të cilët kanë shuar zjarrin”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Bëhet e ditur se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme