Google ADS

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës sot takohen me Vuçiqin, marrin vendim për hapat e mëtutjeshëm

09:20 | 29 Nëntor 2018
V. S.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq njoftoi se përfaqësuesit e serbëve nga Kosova do të takohen sot në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas Rakiq, ky takim do të mbahet për të rënë dakord për hapat e mëtutjeshëm pas vendimit për taksën 100%.

“Takimi dot ë zhvillohet për të rënë dakord për hapat e mëtejshëm në përgjigje të krizës e cila është shkaktuar nga Prishtina, një masazh në kurriz të të drejtave të njeriut dhe ekonomisë për komunitetin serb, kërcënimet dhe provokimet e reja”, ka thënë Rakiq, transmeton Indeksonline.

Rakiq tutje ka deklaruar se serbët në Kosovë mbajnë vetëm protesta paqësore dhe jo të dhunshme kundër kësaj mase .

Ndryshe Qeveria e Kosovës javën e kaluar mori vendim që produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës të cilat hyjnë në Kosovë, t’u vendos taksë 100%./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme