Më poshtë ju sjellim një pjesë të raportit të IFIMES
Perëndimi sakrifikoi demokracinë në Kosovë
Nëntë muaj më parë autoritetet e Prishtinës vendosën tarifa të importit për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, të cilat përfaqësonin një shkelje të qartë të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore. Megjithatë BE nuk morri asnjë masë serioze. Ky nuk ishte rasti i vetëm kur BE tregoi mungesë të vendosmërisë dhe besueshmërisë. Për shembull, në 2013 qeveritë e Serbisë dhe Kosovës nënshkruan të ashtuquajturën Marrëveshje të Brukselit nën patronazhin e BE-së Megjithë dështimin e plotë të zbatimit të Marrëveshjes, BE-ja ende po heziton të ndërmarrë ndonjë veprim.
Dhomat e specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar u krijuan në vitin 2015 por vetëm filluan të funksionojnë në korrik 2017. Pse nuk është ngritur aktakuzë ende?
Megjithëse Kosova ka administratën e vet kombëtare të drejtësisë, misioni ndërkombëtar i BE-së i quajtur Eulex është gjithashtu i pranishëm në vend me qëllimin për të ndihmuar autoritetet e Kosovës në vendosjen e sundimit të ligjit. Sidoqoftë, ky mision më i madh i BE-së ka përjetuar një fiasko të plotë.
E gjithë kjo e ka vënë në dyshim besueshmërinë e BE-së.
Sipas analistëve sjellja e BE-së nuk befason. Ekzistojnë sasi të mëdha parash “të ndyra” në Kosovë, të përdorura ndër të tjera nga rrjeti i përhapur i korrupsionit për të korruptuar zyrtarët ndërkombëtarë dhe përfaqësuesit e shteteve të caktuara të fuqishme. Kjo konfirmohet nga fakti se shumica e marrëveshjeve të nënshkruara nuk u zbatuan kurrë dhe nuk ka ndonjë perspektivë të ardhshme për zbatimin e tyre.
Zyra Evropiane e Anti-Mashtrimit (OLAF) duhet të hetojë aktivitetet e Delegacionit të BE në Kosovë dhe rajonin, pasi ekziston dyshimi i arsyeshëm se ata janë të përfshirë në krim, korrupsion dhe shpenzim të paligjshëm të parave të taksapaguesve të BE-së, gjë që shkakton dëme të drejtpërdrejta në BE dhe qytetarët e saj dhe minon besimin në BE, si dhe mbështetjen e përgjithshme të anëtarësimit në Union. Paradoksalisht, misioni i BE (Eulex) në Kosovë është të ndihmojë krijimin e sundimit të ligjit, ndërsa në realitet e minon atë.
Analistët besojnë se Perëndimi ka sakrifikuar demokracinë në Kosovë në kurriz të paqes dhe stabilitetit të rremë, sepse ajo formoi lidhje me strukturat politiko-kriminale dhe korruptive në vend që të ndërtonte marrëdhënie partneriteti me qytetarët e Kosovës.
Tërheqjet e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës
Për disa vite, Kosova nuk ka arritur përparim në njohjen ndërkombëtare si shteti më i ri evropian. Ndërsa rrethanat ndërkombëtare kanë ndryshuar që kur Kosova fitoi pavarësinë, përgjegjësia kryesore i takon autoriteteve të Kosovës të cilat nuk morën një qasje serioze ndaj kësaj detyre të vështirë. Kur ai ishte Kryeministër dhe gjithashtu më vonë kur ai u bë President i Kosovës Hashim Thaçi besonte se vendi automatikisht do të fitonte njohje të reja ndërkombëtare. Serbia ka ndërmarrë veprime proaktive për të ndaluar njohjen e Kosovës dhe ka qenë mjaft e suksesshme në këtë.
Analistët besojnë se njohjet e Kosovës janë ndalur për shkak të aktiviteteve të ndërmarra nga Presidenti Thaçi, politika dhe iniciativat e të cilit kanë krijuar konfuzion dhe pasiguri shtesë, kështu që shtetet e tjera po presin të shohin se çfarë do të ndodhë në Kosovë, në mënyrë që të miratojnë vendimet e tyre për dhënien e njohjes për të…/arbresh.info/
“Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – çelësi për të ardhmen e Kosovës”
Instituti i njohur ndërkombëtar e ngatërron partinë e Pacollit me të Haradinajt
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës