Google ADS

Përdorimi i rrethanave familjare për t’iu shmangur ndëshkimeve në rastet e korrupsionit

11:06 | 2 Prill 2019
Arbresh.info

Në prezantimin e raportit “Analiza e Politikës Ndëshkimore në rastet e korrupsionit” është përmendur rasti kur personat e akuzuar kanë kërkuar lehtësim në dënime, sepse kanë fëmijë e familje.

Faktori lehtësues më i shpeshtë i përdorur është ajo e rrethanave familjare, raporton arbresh.info.

LEXO EDHE: 204 lëndë të zgjidhura në rastet e korrupsionit

Kurse e dyta më e përdorur është mos pasja e dënimeve të mëparshme.

Përfaqësuesi Constantine Soupios nga OPDAT/Ambasada Amerikane në Prishtinë ka thënë se nuk e kupton pse duhet të lehtësohet dënimi kur një person është i martuar, apo pse ka katër fëmijë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme