Përcillet në banesën e fundit Qerim Çoçaj, i aksidentuari në Gjilan

16:45 | 8 Mars 2019
Arbresh.info

Është varrosur në qytetin e Prizrenit, biznesmeni Qerim Çoçaj, i cili ndërroi jetë nga plagët e marra në aksidentin në qendër të Gjilanit.

Qytetarë të shumtë kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, mes tyre edhe kryetari i qytetit të Gjilanit, Lutfi Haziri, raporton arbresh.info.

Kujtojmë se dje në orët e pasdites një shofer kamioni në pamundësi për të frenuar goditi disa makina dhe një traktor, ku humbi jetën zotëri Çoçaj dhe u lënduan 20 të tjerë./Arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme