Gjatë tre mujorit të dytë të këtij viti 70 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë shpenzuar 112 mijë e 236 euro e 13 cent në udhëtime zyrtare.
Sipas një raporti nga Instituti Demokratik i Kosovës, nga prilli deri në qershor këta deputetë kanë realizuar 136 udhëtime.
“Në bazë të raportit financiar për tre mujorin e dytë të vitit 2018, të cilën e ka publikuar Kuvendi i Kosovës, shihet se shpenzimet e deputetëve në udhëtimet jashtë vendit janë rritur për 86% krahasuar me tre mujorin e parë të këtij viti. Në bazë të këtij raporti, vetëm për udhëtime të deputetëve jashtë vendit janë shpenzuar në total 112,236.13 € në 136 udhëtime të realizuara. Janë 70 deputetë të Kuvendit të Kosovës që kanë realizuar udhëtime zyrtare gjatë kësaj periudhe”, thuhet në raportin e KDI-së.
Sipas këtij raportit shtetet më të vizituara nga ana e deputetëve janë Shqipëria me 24 udhëtime, Turqia, Gjermania, Franca janë me nga 10 udhëtime, ndërsa në ShBA janë realizuar tetë udhëtime.
“Pjesa më e madhe e buxhetit për udhëtime jashtë vendit është shpenzuar për mëditje dhe bileta të udhëtimit: 41,103.76 € për mëditje respektivisht 40,781.65 € për bileta. Ndërkaq, 27,982.36 € janë shpenzuar për akomodim në vendet që janë vizituar nga deputetët dhe 2,368.36 € në kategorinë e shpenzimeve të tjera”, thuhet në raport.
Sipas KDI-së, në raportin e publikuar, ashtu sikurse në raportet paraprake mungojnë të dhënat lidhur me arsyet e vizitave të deputetëve jashtë vendit dhe datat që tregojnë se sa kanë qëndruar deputetët në një udhëtim të caktuar.
KDI po ashtu thotë se mos publikimi i raportit të detajuar të shpenzimeve ua kufizon vlerësimin e menaxhimit të buxhetit nga ana e Kuvendit./kallxo.com/
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës
Situata energjetike në Kosovë, Rizvanolli takon sot përfaqës...
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...