Madje, sipas citimit që portali insajder i Beogardit i bën kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, nga Beogradi për serbë e Kosovës çdo ditë shkojnë nga 1.45 milionë euro.
Këto para, thotë insajderi, jepen edhe për mbajtjen gjallë të ndërmarrjeve publike, serbe, i quan ky portal i cili edhe merr shembuj tri ndërmarrje të tilla,sado që saktëson, se ato, që nga viti 1999 ekzistojnë vetëm në mënyrë fiktive, pasi nuk kanë lokale dhe as punë.
Janë 20 ndërmarrje të tilla publike, por në këtë shkrim përenden vetëm tri sosh.
Për shembull, në adresën rruga “Lenini” pn, dikur ka ekzistuar Ndërmarrja publike banesore për nevojat e qytetarëve të Prishtinës. Kjo rrugë tani quhet “Bill Clinton”. Për pushtetin serb rruga ende është “Lenin” e aty gjendet NPB-ja. Punëtorët e ndërmarrjes tash janë vendosur në Graçanicë. Nuk kanë fond banesor për të cilën duhet kujdesur, porse pagën e plotë e marrin nga Serbia.
Aeroporti i Prishtinës është rindërtuar dhe nga vitit 2010 mban e emrin Adem Jashari i cili për Beogradin është terrorist e për Prishtinën hero. Po atë vit aeroporti iu dha në koncesion konsorciumit turko – francez me të cilin është nënshkruar kontrata 20 vjeçare,
Për qeverinë në Beograd realiteti është tjetër – Aeroporti Prishtina edhe sot është në kompetenca të ndërmarrjeve publike serbe që ende ekziston. .
As ndërmarrja publike për shfaqjen e filmave dhe organizimin manifestimeve me rëndësi për Prishtinën, nuk gjendet aty por në Graçanicë dhe ajo deri në majin e këtij viti nuk ka pasur as sallë kinemaje. Kjo sallë tash është hapur në Shtëpinë e Kulturës në Graçanicë.
Rreth problemeve me ndërmarrjet publike ka folur edhe kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq:
“Në disa ndërmarrje publike paguajmë mijëra veta që nuk janë në Kosovë. Nuk jemi në gjendje t’i spastrojmë listat sepse çdo herë do të keni revolucion” .
Një pjesë mjeteve jepen drejtpërdrejt nga buxheti e të tjera nga institucione të ndryshme shtetërore dhe ndërmarrje publike që afarojnë në Serbi. Për shembull, Termocentrali i Kosovës është pjesë e NP e Eketroekonomisë së Serbisë me më shumë se 1.000 të punësuar e që për Serbinë bëjnë një ngarkesë buxhetore tash e disa vite.
Në Mitrovicë që nga viti 1999 është i vendosur edhe Universiteti publik I Prishtinës. Nëpër Serbi veprojnë edhe të ashtuquajturat komuna paralele të qyteteve të Kosovës.
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...