Numër i madh i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vendet e huaja kanë aplikuar për heqje të nënshtetësisë së Kosovës.
Edhe vitin e kaluar ishte një numër i madh i tyre që hoqën dorë nga nënshtetësia e Kosovës.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme për Indeksonline, vetëm për këta shtatë muaj, 2 mijë e 569 qytetarë kanë aplikuar për heqje të nënshtetësisë.
Ndërsa, vitin e kaluar 5 mijë e 481 persona hoqën dorë nga nënshtetësia e Kosovës.
Përveç këtyre, ka edhe të huaj që janë të interesuar të pajisen me nënshtetësi të Kosovës.
Sipas këtyre statistikave, nga 1 janari deri me 31 korrik, kanë kërkuar të pajisen me nënshtetësi të Kosovës 305 persona.
Ndërsa, në vitin e kaluar 638 persona, të cilët vinë kryesisht nga shtetet fqinjë.
Ndërsa, pjesa dërmuese e atyre që kërkojnë të heqin dorë nga nënshtetësia kosovarë janë nga Gjermania, por ka edhe nga Austria e Sllovenia.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...