Në nëntë muajt e këtij viti nga 69 aksidente me fatalitet kanë vdekur 90 persona.
Kështu u bë e ditur gjatë ditës së sotme në debatin e organizuar nga Policia e Kosovës për gjendjen e sigurisë në Kosovë, ku edhe u bë lansimi i projektit sensibilizues për pjesëmarrjen në trafik.
Totali i aksidenteve në periudhën janar- shtator të këtij viti kanë ndodhur 11 mijë e 776 aksidente, prej të cilave 69 kanë qenë ma fatalitet, 4 mijë e 664 kanë qenë me të lënduar nga ku 9 mijë e 354 persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa aksidente me dëme materiale janë shënuar 7 mijë e 39.
Nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar, sipas Policisë, numri i aksidenteve ka rënë për 8 mijë e 809.
Vitin e kaluar kanë qenë 16 aksidente më shumë me fatalitet, 6 persona më shumë të vdekur nga aksidentet, 103 aksidente më shumë me lëndime, 338 persona më shumë të lënduar, 1 mijë e 584 më shumë aksidente me dëme materiale.
Gjatë debatit u prezantuan edhe masat të cilat i ka ndërmarrë Policia e Kosovës në nëntë mujorin e këtij viti.
Sipas masave thuhet se Policia ka ndërmarrë iniciativa për plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve, është ndërmarrë krijimi i Ueb- serverit për MPB-në për ndalimin e regjistrimit të automjetit pa paguar gjobat, krijimin e modulit për gjobat në trafik në ueb faqen e PK-së, ka krijuar bashkëpunim me Odën e Noterëve, për ndalimin e shit-blerjes së automjeteve, sipas Ligjit për Automjete, shkruan kallxo.com
Gjithashtu në prezantim u paraqitën edhe masat e tjera të cilat priten të ndërmerren nga ana e Policisë së Kosovës.
Ato masa janë: krimi i ueb- serverit për bankat për pagesat e gjobave me evidentim automatik në data bazë, gjetja e modaliteteve për përparim të tiketave të pa paguara, shtimi i numrit të automjeteve civile për kontroll të trafikut, automjete me kamera, radar dhe APRN si dhe gjetja e mundësive të vendosjes së pajisjeve digjitale statike dhe lëvizëse në rrugët nacionale dhe lokale.
Në këtë prezantim u përmendën edhe llojet e aksidenteve ndërsa ajo që mori vëmendjen ishte çështja e vet aksidenteve të krijuara nga pjesëmarrësit në trafik.
Duke bërë krahasimin në rajon, Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor Samedin Mehmeti, tregoi pasqyrën e të vdekurve në aksidente rrugore në rajon gjatë vitit 2017.
Turqia gjatë vitit 2017 ka humbur 6 mijë e 954 persona në aksidente rrugore, Bosnja e Hercegovina, 635, Shqipëria 395, Kroacia 391, Kosova 137, Maqedonia 169 dhe Greqia 890 persona.
Llojet më të sheshta të kundërvajtjes në vitin 2018 kanë qenë, për mos respektim të shpejtësisë të kufizuar, për mos vendosjen e rripit të sigurimit, për parkim të parregullt si dhe mosrespektim të shenjave të trafikut.
Vitin e kaluar 42 persona kanë humbur jetën në vetë aksidente.
Njëhësi i çështjes së sigurisë, Muhamet Krasniqi gjatë debatit tha se duhet t’i jepet fokus pyetjes së pse ndodhin vete aksidentet?
“Kjo duhet të analizohet deri në detaje. Kjo na dërgon në një rrafsh tjetër sepse duhet të mendojmë se a ka mungesë të njohurive apo vete aksidentet krijohen nga problemet teknike të automjeteve apo edhe nga shpejtësia”, tha Krasniqi.
Ai shtoi se shkaktarët e aksidenteve duhet të trajtohen dhe analizohen thellë.
“Duhet të përmendim edhe faktin se një shkaktar i shpërqendrimit të ngasësve në trafik është edhe përdorimi i telefonit gjatë kohës së vozitjes”, shtoi ai.
Pjesë e këtij debati ishte edhe zëvendës ministri i Ministrisë së Infrastrukturës Idriz Selimaj.
Ai tha se MI do të bashkëpunoj me Policinë sa i përket çështjes infrastrukturore.
“Ne jemi duke u përkujdesur që rrugët e Kosovës të jenë të sigurta”, tha Selimaj.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...