Gjatë 4 muajve të misionit tim që kam filluar në Shqipëri, kam ndier bukurinë e tokës magjike të Shqipërisë. Kuzhina dhe natyra e bukur e bregdetit të Durrësit, arkitektura e qytetit të një mbi një dritareve, Berat, historia heroike e Skënderbeut të qytetit të Krujës, gjithë këto më kanë lënë përshtypje të thella. Historia, kultura dhe çdo lule e pemë të vendit të shqiponjës janë të denjë për krenarinë e çdo qytetari shqiptar. Pas fillimit të misionit, gjithashtu shpesh ndiej miqësinë e qarqeve të ndryshme të Shqipërisë ndaj Kinës dhe popullit kinez, shpesh dëgjoj tregimet mbi miqësinë kino-shqiptare, të cilat më kanë prekur shumë, dhe më inkurajojnë mua dhe kolegët e mi të punojmë me zell për bashkëpunimin miqësor midis Kinës dhe Shqipërisë. Për historinë e miqësisë kino-shqiptare, studentët e rinj të pranishëm mund të mos jenë aq të njohur sa baballarët ose gjyshërit tuaj. Por unë besoj që gjenet e miqësisë kino-shqiptare duhet të ekzistojnë në gjakun tuaj. Sepse shkalla e bashkëpunimit miqësor gjithëpërfshirës midis dy vendeve ishte e madhe dhe e përfshirë në një gamë të gjerë fushash, edhe sot është vështirë të imagjinohet.
Shumë projekte të ndihmës kineze gjysmë shekulli më parë ende po funksionojnë sot në Shqipëri. Shumë familjet shqiptare po flasin ende për përvojat e mrekullueshme me kinezë në të kaluarën, dhe kanë mbrojtur kujtimet e çmuara të asaj kohe. Gjatë gjysmë shekulli, Kina, ashtu edhe Shqipëria, kanë patur ndryshime të paimagjinueshme. Me suksese të mëdha të zhvillimit të ekonomisë tregtare socialiste, Kina është bërë ekonomia e dytë e madhe e botës, dhe forca e rëndësishme për rritjen ekonomike botërore dhe për ruajtjen e paqes botërore. Pas gjysmë shekulli, Kina ende e konsideron Shqipërinë si një mik, ende pret të ecin përpara bashkë me Shqipërinë, për të realizuar lulëzimin dhe ringjalljen e vendeve të tyre përkatëse. Kina gjithmonë është e mendimit se të gjitha vendet, të mëdha apo të vogla, janë të barabarta. Vendet e ndryshme kanë të drejtë të përcaktojnë rrugën e tyre të zhvillimit sipas kushteve të tyre kombëtare. Kina respekton dhe mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, dhe pret zhvillimin më të mirë të Shqipërisë në kornizën e BE-së sa më parë, duke luajtur rolin e duhur në arenë botërore. Interesat e përbashkëta midis Kinës dhe Europës janë shumë më të mëdha se divergjenca.
Të dyja palët mbështesin multilateralizmin, mbështesin ruajtjen e normave themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare, bazuar në qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, mbështesin ndërtimin e një ekonomie botërore të hapur, dhe sistemin tregtar multilateral me bazën e normave. Kina është i mendimit që vendet me prejardhje të ndryshme historike e kulturore dhe me sisteme sociale të ndryshme, duhet të forcojnë shkëmbimet dhe të mësojnë nga njëri-tjetri. Kur shoqëria njerëzore ka zhvilluar deri më sot, ka ende njerëz që mbrojnë të ashtuquajturën “teoria e superioritetit të qytetërimit” dhe “teoria e përplasjes së qytetërimeve”, gjë që ka çuditur komunitetin ndërkombëtar dhe ka bërë që bota të jetë vigjilente. Para disa ditësh, Konferenca e Dialogut midis Qytetërimeve Aziatike u hap në Pekin, me temën “shkëmbimi dhe mësimi i ndërsjellë mes qytetërimeve aziatike dhe një komunitet me një të ardhme të përbashkët”. Udhëheqësit e shumë vendeve, duke përfshirë vendet evropiane dhe përfaqësitë e organizatave ndërkombëtare u mblodhën bashkë për të thelluar shkëmbimin e qytetërimeve. Qytetërimet zhvillohen nëpërmjet komunikimit dhe mësimit reciprok. Konferenca e Dialogut midis Qytetërimeve Aziatike është një përpjekje të re për të promovuar tolerancën reciproke dhe zhvillimin e përbashkët midis qytetërimeve të ndryshme.
Shkëmbimet midis Kinës dhe Shqipërisë janë bërë si pasuritë e përbashkëta shpirtërore të dy vendeve. Aktualisht, Nisma “Një brez, një rrugë”, e propozuar nga Kina, ka afruar distancën mes dy vendeve tona përsëri. Rruga e Mëndafshit, si një rrugë e vjetër tregtare nga Kina, ka shënuar dialogun e qytetërimeve midis paraardhësve të Europës dhe të Azisë. Sot, “Brezi ekonomik i rrugës së mëndafshit” dhe “Rruga e mëndafshit detar e shekullit 21”, po hapin kanale të reja dhe kapituj të rinj për prosperitetin e zhvillimin ekonomik botëror dhe për shkëmbimin e qytetërimeve njerëzore. Besoj se Nisma “Një brez, një rrugë” dhe Mekanizmi i Bashkëpunimit midis Kinës dhe Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, do të krijojnë mundisë të reja historike për bashkëpunimin kino-shqiptar. Kina dhe Shqipëria do të forcojnë bashkëpunimin pragmatik ekonomiko-tregtar me parimet e barazisë, të përfitimeve të ndërsjellta, të hapjes dhe të transparencës. Përveç angazhimeve për rritjen e investimeve kineze në Shqipëri dhe për nxitjen e projekteve ndihmëse që përfitojnë jetesën e shqiptarëve, pala kineze po përpiqet shumë për të prezantuar produkte karakteristike shqiptaresi verë, mjaltë, vaj ulliri dhe bulmet në tregun kinez.
Të dyja Ministritë e Arsimit po komunikojnë për të zgjeruar më tej bashkëpunimin në arsimin e lartë. Të dyja palët po nxisin aktivisht realizimin e njohjes reciproke të diplomave dhe trajnimin e përbashkët të talenteve. Kina gjithashtu do të ofrojë më shumë të rinj shqiptarë mundësinë për të studiuar dhe shkëmbyer në Kinë. Rinia, plot me vitalitet dhe energji, është e ardhmja e Shqipërisë dhe të rinjtë mund të luajnë një rol më të rëndësishëm në shoqërinë shqiptare. Aktualisht, Kina dhe Shqipëria po nxisin aktivisht punët e themelimit të Qendrës së Zhvillimit Rinor të Bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të EQL-së, të udhëhequr nga Shqipëria. Qendra e Zhvillimit Rinor do të jetë selia e bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të EQL-së në fushën rinore, duke ofruar një platformë të gjerë për të rinjtë e 18 vendeve për të kryer shkëmbime, për të shfaqur talentet dhe për të realizuar idealet e tyre. Presim që Qendra e Zhvillimit Rinor të luajë një rol pozitiv në nxitjen e inovacionit, krijimit të sipërmarrjeve nga të rinjtë, dhe frenimi i ikjes së talenteve për jashtë. Inovacioni teknologjik është një forcë e rëndësishme nxitëse për zhvillimin ekonomik dhe mbijetesën e qytetërimit.
Ditët e fundit, Konferenca Ndërkombëtare mbi Inteligjencën Artificiale (AI) dhe Arsim po zhvillohet në Pekin, me temën “planifikimi i arsimit në epokën e inteligjencës artificiale”. Inteligjenca artificiale (AI) është një forcë e rëndësishme lëvizëse për të udhëhequr një raund të ri revolucioni shkencor teknologjik dhe transformimin industrial. Një mision i rëndësishëm i arsimit është përvetësimi i trendit të zhvillimit të inteligjencës artificiale globale dhe kultivimi i talenteve me aftësi inovative në inteligjencën artificiale. Kina është e gatshme të bashkëpunojë me universitete të larta të Shqipërisë si Universiteti Mesdhetar, të forcojnë bashkëpunimin ne fushat e inteligjencës artificiale, të teknologjisë së informacionit, të ekonomisë së ndarjes së përbashkët etj, për të ofruar mundësi dhe impuls të ri për zhvillimin e ekonomisë së Shqipërisë. Për zhvillim më të shpejtë të ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare dhe të marrëdhënieve kino-shqiptare nevojiten më shumë të rinj ambiciozë, të cilët janë patriotikë me vizion global. Sot, në mënyrë të veçantë, dua të shpreh respekt për z. Genc Mlloja, kryeredaktor për Marrëdhëniet e Jashtme të gazetës Albanian Daily Neës. Si ish-diplomat dhe kryeredaktor i lartë, z. Mlloja ka ndjekuar në mënyrë aktive për marrëdhëniet Kinë-Shqipëri për dekada, ka intervistuar dhe redaktuar raporte të shumta të detajuara mbi ato marrëdhënie dhe botoi librin “China, an Albanian Insight”. Ky libër është një dëshmi e zhvillimit kinez në fusha të ndryshme nga personat e qarqeve të ndryshme të Kinës dhe të Shqipërisë, duke nisur nga pikëpamja shqiptare.
Ky libër trajton Kinën dhe zhvillimin e saj me një qëndrim të hapur, tolerant dhe për të mësuar nga njeri-tjetri, i cili, unë besoj se është e rëndësishëm për miqtë e rinj të njohin dhe të kuptojnë Kinën e sotme. Në epokën e re, na duhet më shumë tregime dhe libra rreth Kinës në sytë e shqiptarëve dhe rreth Shqipërisë në sytë e kinezëve. Aktualisht, sfidat globale me të cilat ballafaqohet njerëzimi janë akoma më të rënda dhe është e nevojshme që të gjitha vendet të punojnë e përballojnë bashkërisht. Si ambasadori i Kinës në Shqipëri, unë pres të bashkëpunoj më ngushtë me Shqipërinë për të ushqyer pemën e miqësisë tradicionale Kinë-Shqipëri, për më shumë fryte të reja. Unë pres që profesorët dhe studentët e pranishëm të bëhen misionarë të miqësisë Kinë-Shqipëri, dhe gjithashtu nxitësit e kontribuuesit për prosperitetin dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Shqipërisë
Autogoli i Leipzigut e bën Interin në Ligën e Kampionëve
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...