“Për Kosovën më e rëndësishme SHBA-ja sesa heqja e taksës”

16:12 | 15 Mars 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj mbrëmë në një emision ka thënë se, nëse do t’i ftonte presidenti Trump në takim, menjëherë do ta suspendonin taksën 100%.

E njohësit e rrethanave politike në vend, thonë se presidentin amerikan nuk duhet kushtëzuar me çështje për të cilat tani janë të njohura, sepse qëndrimi amerikan ndaj taksës është botërisht i njohur përmes ambasadës amerikane në Kosovë dhe delegacioneve amerikane që qëndruan në Kosovë.

Njohësi i çështjeve politike Imer Mushkolaj për arbresh.info ka thënë se, presidenti Trump nuk merret me taksën por me dialogun.

“Presidenti Trump nuk merret me taksën por merret me dialogun edhe e rëndësishme për të është që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet sa më shpejt, por natyrisht së Serbia ka vendosur kusht për dialogun heqjen e taksës vendosur nga Kosova. Liderët në Kosovës duhet seriozisht të merren me mesazhet që i dërgon presidenti Trump dhe administrata amerikane sidomos rreth taksës dhe është shumë e rëndësishme që marrëdhëniet me SHBA të ruhen në këtë moment”, tha ai.

Mushkolaj, thotë se për Kosovën të rëndësishëm janë SHBA-të, sesa vendimi për heqjen e taksës ose jo.

“Kosova nuk duhet të merret me Serbinë por duhet të merret me SHBA-të edhe në kontekst të kësaj ta vlerësojë dhe theksojë se është zgjidhja më e mirë për taksën se a duhet të pezullohet përkohësisht dhe konstatua për ta parë nëse Serbia perime po i përmbush ato kushte për të cilën është vendos taksa e Kosovës apo si të veprojmë ndryshe, por e rëndësishme është që interesi i Kosovës karshi shteteve të Bashkuara te Amerikës në kuptimin e qenit aleat është më i rëndësishëm se sa vendimi për heqjen e taksës ose jo”, thotë ai./A.Zeka/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme