“Tito ka vra krejt elitën e Serbisë pas Luftës së Dytë Botërore, për të vendosur rendin që ai e ka dashtë. U pagu nji çmim i madh për këta kufij, me mbi një milion jetë. Mund të hapen çështjet e kufijve, por nuk do të arrijnë të përmbyllen ma,” është shprehur Haradinaj.
Ai kritikon edhe modelin e një republike të Dodikut, duke theksuar faktin se nuk do t’i kontribuonte serbëve të Kosovës.
“Nëse kemi një instrument të Putinit në Kosovë, çka i ndihmojmë serbëve? I ndihmojmë tre ose katër serbëve që mund jetë si derë e Putinit. Ideja e Dodikut është qëllimi me ta lënë një jofunksionalitet të brendshëm në një periudhë më afatgjate,” vlerëson Haradinaj.
Ai nuk ka informacione të qarta se çfarë do të qojë përpara Uashingtoni, së bashku me Berlinin dhe Parisin.
“ShBA ka tregu se ka energji dhe ka gatishmëri me ecë në çështjen e një marrëveshjeje. Me energjinë e re në Berlin dhe Paris, duhet ta shohim se si do të vazhdojë procesi i deleguar nga Uashingtoni,” është shprehur Haradinaj.
Sipas tij, Kosova tashmë ka Platformën e Dialogut dhe Ekipin Negociator, dhe këta të fundit duhet të jenë të pranishëm në Samitin e Parisit.
Këto komente ai i ka bërë në tryezën me temën “Dialogu Kosovë-Serbi pas Samitit të Berlinit” e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës./arbresh.info/
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...
Berisha uron Krishtlindjet nga Kisha Katolike: Magjia e kësa...
Siljanovska me kritika ndaj BE-së në fjalimin vjetor: Është ...