Google ADS

Për dy muaj do të bëheshin prindër të një vajze – familjarët rrëfejnë për aksidentin fatal në Vranidoll

23:06 | 6 Qershor 2019
Arbresh.info

Merita e Bujar Humolli nga fshati Lupç i Podujevës përjetuan dhimbjen më të madhe që dy prindër mund të përjetojnë.

Në aksidentin e 31 majit në fshatin Vranidoll, përderisa ishte duke vozitur Merita, shtatzëne në muajin e shtatë goditet rëndë nga një veturë.

Ajo ka treguar momentet e dhimbjes së madhe ku kishte humbur foshnjën që po mbante në barkun e saj për shtatë muaj.

“Lëndimi më i madh për mu dihet është se e kam humb vajzën…”, ka thënë Merita për Insajderin.

Fixhirie Humolli, vjehrra e Meritës tregon për lëndimet që kishte pasur foshnja teksa e kishte pastruar, teksa bashkëshorti, Bujari shprehet i mllefosur me familjarët e shkaktarit të aksidentit ndërsa paralajmëron padi e që do t’i shkojë deri në fund këtij rasti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme