Google ADS

Për 24 orë Prokurori i Shtetit ngriti 94 aktakuza

12:55 | 28 Qershor 2019
Arbresh Info

Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetë e katër (94) aktakuza, kundër njëqind e pesëmbëdhjetë (115) personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit, ka bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj njëmbëdhjetë (11) personave të dyshuar, si dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm dhe një (1) kërkesë për bastisje.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë,

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar gjashtë (6) persona, për 48 orë, me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Vjedhje e pylli”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Lëndim i rëndë trupor”, “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,  “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore” dhe “Vjedhje e rëndë” (në tentativë).

Po ashtu, kjo prokurori ka bërë (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave, me dyshimin se kanë kryer veprat penale, “Trafikimi me njerëz”, “Dhunë në familje” dhe “Vjedhje e rëndë”. Gjithashtu është bërë një (1) bastisje në Lipjan, me ç’rast janë sekuestruar disa armë, si dhe është bërë një (1) kërkesë për sekuestrim dhe kontrollim të një veture “Rent a car”, me lokacion në Prishtinë, pasi që dyshohet se një (1) person ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren,

Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”. Gjithashtu, nga ky Departament, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë,

Ka  ndaluar 2 (dy) persona, njërin për veprën penale “Vjedhje pylli”, ndërsa personin tjetër për veprën penale “Vetëgjyqësi”, të cilët janë dërguar në ndalim 48 orësh, me aktvendim të prokurorit të shtetit. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim, ndaj dy (2) të dyshuarve për veprën penale “Kanosje”.  Ndërkaq, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan,

Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ dhe ‘’Sulmi’’, si dhe nga ky Departament është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’. Gjithashtu, nga kjo prokurori janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,

Gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Vrasje në tentativë”, “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, si dhe janë  ngritur tetë (8) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë,

Gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjithsej njëzet e një (21) aktakuza, kundër njëzet e pesë (25) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj,

Ka ndaluar dy (2) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”. Gjithashtu, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Gjatë 24 orëve të fundit, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, si dhe, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme