Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj demanton publikisht deklarimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, se në Greme të Ferizajt, mbi 250 anëtarë të PDK-së iu bashkuan këtij subjekti politik.
Sipas PDK-së, vërteta qëndron krejtësisht ndryshe. “anë dhjetëra të pakënaqur që kanë ndërruar subjektin politik dhe kjo si pasojë e aksioneve të pushtetit lokal në Ferizaj kundër kriminalitetit dhe veprimeve të paligjshme që ka rezultuar me mbylljen e bastoreve dhe kazinove me pronarë e menaxherë një pjesë të këtyre “të aderuarve” në AAK”, thuhet në reagimin e kësaj dege.
PDK në Ferizaj konsideron se manipulimet e tilla të opinionit publik janë qëllimkëqija dhe fare larg garës fer e demokratike për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, madje duke promovuar edhe shembullin e keq sesi një grup individësh që sfidonin shtetin në luftë kundër basteve e kazinove, priten me entuziazëm dhe promovohen si prurje në këtë subjekt politik.
PDK në Ferizaj thotë se ka të konsoliduar një mekanizëm të fuqishëm strukturor në shërbim të zgjedhjeve fer e demokratike, madje fshati Greme është sinonim sesi qeverisjet e Partisë Demokratike të Kosovës kthejnë një fshat të tërë në kantier pune e terren të investimeve lokale e qendrore. “Kjo qasje e pushtetit lokal të udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdoj me intensitet të shtuar që gremasve t’i ofroj atë çfarë meritojnë, pa kauza të rrejshme siç promovojnë subjektet tjera politike”./eo/
Si u njoh me Drilonin jashtë, Lela përballet sy me sy me Leo...
Dy vende në shtëpi në të cilat nuk duhet t’i mbani lulet gja...
Ardon Jashari shpallet futbollisti i ri më i mirë në Zvicër
Lëvizja Vetëvendosje nesër me tubim në Shtërpcë, Kaçanik dhe...
Bajrami: Planifikojmë që investimet kapitale në vit të jenë ...
Kurti: Nga Peja, në 500 mijë zemra për fitoren tonë të madhe