Blerta Deliu-Kodra, ish-deputete e PDK-së, ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme kjo parti do të dalë e para.
Sipas saj, PDK-ja s’do të dalë në opozitë, por do të udhëheqë qeverinë.
“Ne jemi të bindur në plotni që PDK do të jetë fituese, e para në zgjedhje. Këtë e konfirmojnë qytetarët e Kosovës. Të rinjtë e të rejat që po i bashkohen Dekadës së Re. Sapo kemi përfunduar zgjedhjet e brendshme. Jemi të përgatitur. Jemi në kontakte të vazhdueshme dhe konsideroj gjithsesi se jemi subjekti me fuqinë më të madhe, presim legjitimitet të ri. Kosova ka nevojë për legjitimitet për të fuqizuar vetë qytetarin dhe shtetin. Mund të jemi në sondazhe edhe partia e pestë në vend. Janë sondazhe që jo rrallëherë ishin të porositura. Për ne me rëndësi është që kemi kontakte të vazhdueshme me qytetarët”, ka thënë ajo.
Në Interaktiv të KTV-së ajo ka thënë se PDK-ja ka vijë të kuqe vetëm ndaj korrupsionit.
“PDK-ja ka vi të kuqe me korrupsionin, të trasha. Duhet të orientohemi për të rinjtë e vendit”, ka thënë ajo. “Vijat e kuqe të të tjerëve janë retorikë boshe sepse jemi të vetëdijshëm që pas fitores së PDK-së kanë kërkuar të bashkohen e të kemi bashkëqeverisje. Asnjë input, asnjë informacion i vetëm s’thotë që do të jemi në opozitë”, ka shtuar Deliu-Kodra.
Ish-deputetja e PDK-së ka thënë se lista e PAN-it e kishte dëmtuar PDK-në pasi kishte vetëm gjysmën e listës.
Ajo ka thënë se s’kanë diskutuar për ndonjë koalicion, teksa ka përsëritur se “do të garojmë si subjekt, me programin tonë, agjendën tonë, platformën tonë”.
“Jemi të bindur që do të marrim mbështetje sepse kemi kandidatin më kredibil, Kadri Veseli”, ka deklaruar më tej ajo.
“Nuk kemi qenë të pagabueshëm, por projektet e PDK-së kanë qenë projekte të shoqërisë. Këto gabime po i sanojmë”, ka thënë ajo.
Në fushatën e re ajo ka thënë se PDK-ja nuk do të identifikohet me tema populiste, por me tema e nisma konkrete, që sipas saj e dallojnë PDK-në nga partitë e tjera.
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...