Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Anton Berisha ka thënë se pavarësisht se është bërë aplikimi për Interpol, Kosova mund të tërhiqet nga votimi nëse s’ka mbështetje nga miqtë tanë ndërkombëtarë.
Berisha, ka thënë se herën e fundit aplikimi i Kosovës në Interpol u politizua shumë nga Serbia me ç’rast Kosova nuk arriti të anëtarësohet në këtë organizatë të sigurisë.
Zëvendësministri i Punëve të jashtme në Qeverinë e Kosovës ka thënë se do të kërkojë nga BE që Serbia ta respektojë marrëveshjen që kanë bërë në Bruksel për mos pengimin e Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
“Në BE do të kemi një strukturë të re pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian. Këto institucione do të konsolidohen në tetor dhe ndoshta nuk do të kenë shumë kohë për t’i bërë presion Serbinë për këtë çështje, por ne do ta vlerësojmë situatën”, tha ai në në RTV Dukagjini.
“Unë nuk jam për ta sfiduar Kosovën edhe njëherë në këtë proces nëse nuk arrijmë me partnerët tonë ndërkombëtarë të krijojmë një atmosferë pozitive e cila është shpresuese. Do ta shqyrtojmë nëse duhet të shkojmë në votim ose jo”.
Berisha thotë se anëtarësimi në Interpol parasegjithash është një proces teknik dhe sipas tij policia jonë i plotëson këto kritere teknike por ky kriter nuk mjafton.
“Nën esencë procesi është politik dhe diplomatik. Vendimet nuk i marrin policitë shtetërore…Nëse ne nuk arrijmë të krijojmë nja ambient që jep gjasat për t’u anëtarësuar duhet ta shqyrtojmë procesin”, tha Berisha përcjell Telegrafi.
Ai thotë se në situatën e fundit në Interpol votimi ka qenë pothuajse 50-50 dhe sipas tij Kosova duhet të shqyrtojë me kujdes si po shkon bashkëpunimi me aleatët.
“Nëse kalohet përsëri në rrafsh politik do të jetë një betejë e re që në duhet të shkojmë symbyllur dhe ta rishqyrtojmë këtë çështje”, tha Anton Berisha.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...