Mbi 150 thasë me mbeturina dhe 8 ton mbetje interte janë larguar gjatë aksionit të sotëm te Liqeni i Batllavës, ku u pastruan tri deponi të mbeturinave si dhe një hapësirë përreth Liqenit (500 m gjatësi).
Në aksionin që filloi në orën 11:00 morën pjesë mbi 100 vullnetarë, pjesëtarë të komunitetit lokal dhe një grup nxënësish. Aksioni u realizua në kuadër të projektit “Improved Waste Management for Improved Water and Environment Protection”, që financohet nga Ambasada e Kanadasë.
Drejtori Ekzekutiv i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj ka thënë se hapësirat përreth Liqenit të Batllavës janë në gjendje jo të mirë, pavarësisht që janë pastruar disa herë.
“Ne nuk po pajtohemi me këtë situatë dhe po mundohemi që për të disatën herë të vijmë dhe të pastrojmë këtu. Qëllimi kryesor i krejt kësaj është që të provokojmë debat dhe të mundohemi t’iu tregojmë qytetarëve që ju duhet me qenë më të kujdesshëm, më të vetëdijshëm, që duhet ta ruajmë këtë hapësirë, duhet ta ruajmë mjedisin ku ne jetojmë sepse është vend që ne e shfrytëzojmë të gjithë. Nëse e dëmtojmë dhe e krijojmë si kjo këtu, nuk e di se çfarë e ardhme na pret ne dhe gjeneratave që vijnë”, ka thënë Hasanaj.
Ai ka thënë se po bëjnë përpjekje që në te Liqeni i Batllavës të vendosen ulëse dhe shporta.
“Iu kemi bërë thirrje edhe banorëve që të jenë sot bashkë me ne, fatkeqësisht pak janë përgjigj prej tyre, mirëpo do të vazhdojmë në këtë mënyrë. Ne do mundohemi që përpos pastrimit të sjellim edhe disa ulëse këtu, do mundohemi të sjellim edhe disa shporta, jo vetëm këtu por në komplet Liqenin e Batllavës”, ka thënë tutje Hasanaj.
Aksioni i sotëm është organizuar në bashkëpunim me Task Forcën lokale të Komunës së Podujevës, e cila është themeluar në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”. Morën pjesë edhe vullnetarë nga Organizata Joqeveritare “Sundimi i Demokracisë”
Nënkryetari i Komunës së Podujevës premtoi se aksionet si ky sot do të vazhdojnë përgjatë tërë fushatës.
“Këta këtë punë nuk e bëjnë për vete, por e bëjnë për komunitetin. Ne si administratë lokale, si qeverisje lokale iu kemi përgjigjur që të vazhdojmë aktivitetet në kuadër të aksionit Ta pastrojmë Kosovën, i cili edhe pse zyrtarisht do të mbyllet me 15 dhjetor, ne si komunë do të vazhdojmë bashkë edhe me organizata të tjera dhe Qeverinë, që të krijojmë ambient më të mirë, më të shëndetshëm, më të pranueshëm për popullatën tonë”, ka thënë ai.
Në aksionin e sotëm te Liqeni i Batllavës është angazhuar edhe Kompania “Natyra” me ekskavatorë dhe kamionë për largimin e mbeturinave.
Let’s Do It Kosova ju njoftojnë se aktivitetet e nisura që nga 15 shtatori në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të vazhdojnë deri më 15 dhjetor, kur parashihet të përfundojë kjo fushatë që financohet nga Qeveria e Kosovës, ndërsa implementohet nga Let’s Do It Kosova. /Lajmi.net/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...