Qytetarë serbë të veriut të Mitrovicës, pronarë dyqanesh e biznesesh, punëmarrës e afaristë janë ankuar se çmimet e të gjitha produkteve të cilat importohen nga Serbia, janë rritur për 10 për qind. Ata druajnë se do të ketë ndryshim çmimi edhe te materiali ndërtimor pas vënies së taksës prej 10 për qind nga Qeveria e Kosovës
Serbët e veriut të Mitrovicës janë ankuar se çmimet e të gjitha produkteve kanë lëvizur menjëherë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vënie të taksës 10 për qind në importin e produkteve të Serbisë dhe të Bosnjës.
Sipas një ankete, që e ka realizuar radio “Kontakt Plus” në veri të Mitrovicës, serbët janë ankuar se rritja e çmimeve është “goditje në xhepin e qytetarëve”. Sidomos serbët janë ankuar në ngritjen e çmimit të qumështit dhe të produkteve të qumështit, shkruan Zëri.
Sipas tyre, një litër qumësht “Kravica” tani kushton 110 dinarë ose rreth 1 euro.
“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 10 për qind në pikat kufitare në Jarinjë dhe në Bërnjakë ka bërë që çmimet e të gjitha produkteve që vijnë nga Serbia e Bosnja të rriten. Në bazë të çmimit të qumështit i cili ka qenë 8 centë tanë është 18 centë, në jogurt që ka qenë 18 centë tani është 28 centë, si dhe në qumështin prej çokollate”, është shprehur Nikolla Çeperkoviq nga qumështorja “Imlek”, i cili ka sqaruar se çmimet janë rritur si pasojë e taksës që ka vënë Prishtina./Zëri/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën