Vendimi i fundit i kryetari të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli për të shkarkuar nga pozitat gjithë zyrtarët e partisë me aktakuza ka prekur edhe Ministrin e Inovacionit Besim Beqaj, i cili është i përfshirë ne aferën “Pronto”.
I njëjti ende nuk është deklaruar dhe nuk e ka thënë asnjë fjalë për këtë çështje, por burime të RTVDukagjini bëjnë të ditur se Beqaj do të thërras një konferencë për nesër në orën 10:00 dhe aty do të paraqes dorëheqjen e tij si dhe do të jap më shumë sqarime lidhur me këtë vendim të fundit të kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Pos Beqajt në këtë mes në proces të largimit është i përfshirë edhe zëvendësministri Agim Çeku që lidhët me aktakuzën të rasti i veteranëve.
Ndërkohë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në një konferencë për media ka bërë të ditur se sot i ka liruar nga detyra të gjithë të emëruarit e PDK-së që kanë aktakuza dhe që mbajnë pozita në institucionet publike.
Kreu i PDK-së, ka thënë se nepotizmi dhe korrupsioni janë rritur në vendin tonë të vogël dhe kjo duhet të ndryshojë me një luftë të pa-kompromis ndaj korrupsionit dhe nepotizmit.
“E vetmja mënyrë për të siguruar mundësi të barabarta dhe shpresë për një të ardhme më të mirë për gjeneratën e ardhshme të të rinjve është ta bëjmë një luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Dhe, do ta përmbushim vizionin tonë për Kosovën me mundësi të barabarta për të gjithë, ekonomikisht të fortë dhe pa korrupsion”, ka thënë Veseli.
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...