Pas plaçkitjes, mbyllet banka në Çagllavicë

13:10 | 15 Tetor 2018
V. S.

Banka NLB në rrugën Çagllavicë është mbyllur për klientë dhe nuk është duke funksionuar.

E gjithë kjo si pasojë e plaçkitjes që ka ndodhur në këtë bankë, raporton Arbresh.info.

Ndonëse drejtoresha e kësaj banke e frustruar nuk dha ndonjë informacion madje ajo pengoi kamerën e Arbresh.info të marr pamje, një punëtor i cili punonte në një firmë tjetër afër kësaj banke, tha se një plaçkitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm diku rreth orës 9:00 në këtë bankë duke mos ditur detaje tjera./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme