Google ADS

Pas përballjes në New York, Thaçi e Vuqiq takohen me Mogherinin

10:51 | 18 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të jenë bashkë në një takim, ku janë të ftuar edhe krerët më të lartë të Ballkanit Perëndimor, të thirrur nga Zyrtarja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Takimi në Bruksel do të jetë i një formati të veçantë, ku perveç Thaçit e Vuçiqit të pranishëm do të jenë edhe udhehëqesit e Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bosnjës.

Takimi do të mbahet nesër ne Bruksel në të cilin synohet diskutimi për uljen e tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë, pas zhvillimeve të fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme