Google ADS

Pas pak pritet takimi mes Kryeprokurorit të Speciales Jack Smith dhe Ministrit të Drejtësisë

14:58 | 30 Tetor 2018
V. S.

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, pritet që në këto momente të nisë një takim me Kryeprokurorin e Gjykatës Speciale, Jack Smith.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Klan Kosovës brenda Qeverisë së Kosovës.

Vizita e tij sipas avokatëve po konsiderohet sinjal i nisjes së procesit të Gjykatës Speciale.

Prokurori i Specializuar Jack Smith  po e viziton Kosovën për herë të parë ku pos me zyrtarë vendorë do të zhvillojë takime edhe me ata ndërkombëtar.

Smith u emërua në këtë post nga shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou dhe në këtë pozitë e zëvendëson prokurorin e parë të Specializuar, David Schwendiman, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme