Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka reaguar pas vdekjes së punëtorit nga Peja i cili humbi dorën në vendin e tij të punës.
BSPK ka shprehur shqetësimin e thellë për kushtet e vështira të punës me të cilat po ballafaqohen punëtorët e vendit, sidomos ata të sektorit privat.
“Numri i të lënduarve dhe të vdekurve në vendin e punës po merr përmasa shqetësuese andaj BSPK, shprehë shqetësim të thellë lidhur me këtë situatë dhe njëherit i shprehë ngushëllime familjes së punëtorit të aksidentuar këtë javë në punë ku si rezultat i këtij aksidenti humbi dorën dhe pastaj edhe vdiq në QKUK”, thuhet në njoftim.
BSPK shpreh keqardhje për këtë ndodhi dhe kushtet e vështira në të cilat po punojnë punëtorët në vendin e punës dhe njëherit bën thirrje të organet kompetente që të ndërmarrin hapa konkret që punëtorët, sidomos të sektorit privat të kenë mbrojtje dhe siguri më të madhe në punë./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?