Ka disa muaj që nga koha kur mijëra të rinj aplikuan për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës.
Por ky proces nuk ka përfunduar ende. Tashmë të gjithë aplikantët që arritën t’i kalonin dy fazat e para të testimit po vazhdojnë procesin e intervistimit.
Kjo gjë është bërë e ditur në një përgjigje për Indeksonline nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.
“Tani pas kalimit të fazës së testit me shkrim dhe të shkathtësive fizike, është duke vazhduar procesi i intervistimit të kandidatëve të cilët kanë kaluar me sukses dy fazat e mëhershme, për të cilat po e ri-theksojmë se janë bërë publike në çdo fazë listat meritore të personave që kanë kaluar testin”, është thënë nga Zyra për Informim.
Tutje nga PK është thënë se konkursi për pranimin e kadetëve të ri po vazhdon sipas të gjitha planifikimeve dhe procedurave të parapara ligjore.
“Pas përfundimit të intervistave, menjëherë do të bëhet publike lista meritore e atyre që kalojnë këtë fazë, për të vazhduar më pastaj me fazën tjetër. Lidhur me kohëzgjatjen dhe çështjet tjera rreth këtij procesi do të informoheni në vazhdimësi sipas planifikimeve dhe procedurave të parapara ligjore”, thuhet tutje në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës aplikuan afro 18 mijë të rinj por që numri për të pranuarit është 300 persona.
Ndryshe rezultatet e testit me shkrim janë shpallur me datën 19 shtator./Indeksonline/
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion