Komisioneri evropian, Johannes Hahn, pas anulimit të konferencës nga takimi me delegacionin kosovar ka udhëtuar për në Vjenë.
Hahn ka thënë se pas një dite të ngarkuar me konferenca për shtyp pas takimeve që pati me përfaqësues të Zvicrës, Ukrainës, Serbisë dhe Kosovës do të merr pjesë në një forum mes BE-së dhe Afrikës, njofton Klan Kosova.
Mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka pasur përplasje të ashpër, prandaj konferenca e paraparë për media është anuluar.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën edhe këshilltari i Ramush Haradinajt, Avni Arifi, i cili po qëndron në Bruksel bashkë me delegacionin kosovar.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?