Gatishmëri për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, shfaqën të gjitha partitë politike.
Krejt kjo u tha që në momentin kur Ramush Haradinaj, dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.
Madje partitë politike tashmë kanë rritur aktivitete në terren, ani pse zyrtarisht ende nuk është caktuar ndonjë datë për zgjedhje.
E për tu certifikuar për Komisionin Qendror Zgjedhor, subjekteve politike u duhet që ti shlyejnë të gjitha borxhet ndaj PZAP-së, raporton T7.
Këtë gjë duket se shumica e partive tashmë e kanë bërë, ani pse disa nga to kanë marrë gjoba të mëdha në zgjedhjet e kaluara nacionale e lokale.
Kështu LDK-ja tashmë ka paguar gjobën prej 78 mijë eurosh që kishte marrë në zgjedhjet lokale. PDK-ja ka shlyer gjobën prej 34 mijë eurosh, e VV tashmë ka paguar 39 mijë euro.
Por, ka edhe parti të cilat nuk i kanë shlyer ende borxhet në tërësi.
Bëhet fjalë për subjektin politik Alternativa dhe KTAP.
Alternativa është gjobitur me mbi 15 mijë euro, ndërsa deri më tani ka paguar 11.750 euro.
E pjesën tjetër të borxhit, do ta paguajë me këste, pasi që ka arritur një ujdi me Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Ndërkohë, subjektet politike të cilat janë gjobitur nga PZAP-i dhe nuk i paguajnë gjobat, nuk do të mund të certifikohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.
Në zgjedhjet e fundit lokale partitë politike janë gjobitur me mbi 257 mijë euro, ndërsa në ato nacionale me mbi 348 mijë euro.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...