Partia Socialdemokrate ua siguron kuorumin partive të pushtetit

13:13 | 15 Tetor 2018
V. S.

Partia Socialdemokrate është e vetmja parti nga ana e subjekteve opozitare që po merr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Përderisa përfaqësues të dy partive tjera opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ende pa filluar seanca u deklaruan se nuk do të marrin pjesë në seancë, të njëjtën gjë nuk e bëri edhe Partia Socialdemokrate.

Me këtë rast me pjesëmarrjen e deputetëve të partisë opozitare PSD, koalicioni qeverisës i ka votat për të vazhduar seancën, por jo edhe për të kaluar projektligje të cilat kërkojnë 2/3 e deputetëve për të kaluar, raporton “Zeri.info”.

Ndërkohë përpos PSD-së edhe deputetët e Listës serbe po marrin pjesë në seancë.

Kujtojmë se seanca e sotme filloi 2 orë me vonesë, ndonëse ishte paraparë që të filloj në orën 10:00/Zëri/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme