Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë për “Zërin” që koalicioni qeverisës nuk po arrin ta plotësojë agjendën e vet si pasojë e mungesës së numrave të nevojshëm për kalimin e projektligjeve. Ajo ka vlerësuar se koalicioni aktual PAN është koalicioni më i dobët dhe më i dëmshëm deri më tani.
“Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria kanë qenë të kufizuar në punën e vet pikërisht për faktin që mazhoranca ka dështuar të realizojnë agjendën e Kuvendit, por edhe të shtyjnë përpara çështjet me interes për vendin. Ne si LVV vazhdojmë të mendojmë që zgjidhja më e mirë për vendin janë zgjedhjet, sepse kemi një Qeveri shumë të dobët sa u përket numrave, por në anën tjetër shumë agresive në veprimet që i bën”, ka thënë ajo.
Sipas Nagavcit, përderisa partitë në pushtet nuk i kanë numrat në Kuvend Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë në votime vetëm për çështje me interes për vendin.
“Pavarësisht faktit që ne jemi opozitë, ne megjithatë po mundohemi të shtyjmë çështje të cilat janë me interes për vendin. Kemi shprehur opozitarizmin tonë duke bojkotuar agjendën e Qeverisë, por ne kemi qenë të organizuar që të përkrahim çështjet që kanë qenë me interes për vendin. Së fundmi kemi marrë pjesë në votimin e pakos së ligjeve të FSK-së, por edhe marrëveshjet ndërkombëtare të cilat nevojiten të kenë 2/3-at, është obligim i Qeverisë t’i sigurojë numrat për të shtyrë përpara agjendën e vet”, ka thënë Nagavci.
Ndërsa lidhur me pjesëmarrjen e PSD-së në seanca të Kuvendit, Nagavci ka thënë që ky hap i tyre ia zgjat jetën koalicionit qeverisës.
“Fakti që PSD-ja po merr pjesë në seancë duke i mundësuar Qeverisë kuorumin nuk është diçka e mirë, sepse po ia mundëson kësaj qeverie, që ka minimumin e numrave e që është me dobët se gjitha qeveritë e tjera, të vazhdojë qeverisjen”, ka theksuar ajo. /ZERI/
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...
Ronaldo: Nuk po planifikoj të pensionohem, thjesht po e shij...
Murati akuzon opozitën për bllokim të uljes së çmimeve, i re...
IPK rekomandon suspendimin e një polici, u rrah me një qytet...
Digjet një veturë në rrugën Duhël-Prishtinë, nuk ka të lëndu...
Prishtina e Re ka triumfuar në miqëosre ndaj Trepçës